Telegrafi

Mkhitaryan do të mbetet te Roma, gati kontrata e re

Roma thuhet se ka arritur një marrëveshje me Henrikh Mkhitaryan, i cili do të rinovojë deri në qershor 2022.

Giallorossët po punojnë për të siguruar një marrëveshje të re me lojtarin armen, ku Sky Sport Italia raporton se 31-vjeçari është takuar me drejtorin sportiv Tiago Pinto.

Sipas këtij mediumi rinovimi pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme, ku lojtari do ta nënshkruajë kontratën e re deri më 30 qershor 2022.

Mkhitaran ka luajtur 17 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke kontribuar me tetë gola dhe tetë asistime.

Mesfushori sulmues erdhi në Romë si transferim falas nga Arsenali në shtator 2020, një vit pasi ai u transferua te Giallorossët su huazim, që ishte paguar 3.1 milionë euro. /Telegrafi/