Telegrafi

Mkhitaryan do të donte të luante me Juventusin

Anëtari i Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan, do të kalonte me qejf te Juventusi nëse i lejohet, ka deklaruar agjenti i tij Mino Raiola.

27-vjeçari është i lidhur me shumë skuadra e evropiane, pas formës së shkëlqyer që ka kaluar sivjet me Dortmundin duke realizuar 20 gola deri tani.

Por, lojtari ka edhe një vit kontratë dhe nëse dikush dëshiron ta transferojë këtë verë duhet të paguajë dëmshpërblimin e kërkuar nga gjermanët.

“Mkhitaryan? E di që Massimilano Allegrit i pëlqen. Dhe Micky do të ishte i lumtur të barte fanellën e Juves, por atij i duhet të arrijë një marrëveshje me trajnerin e Dortmundit Thomas Tuchel”.

“Është e vërtetë që kontrata e tij skadon më 2017, por trajneri i Dortmundit e sheh si pjesë të domosdoshme të skuadrës”, ka thënë Raiola për “Gazzetta dello Sport”.