Telegrafi

Mkhitaryan refuzon të rikthehet te Arsenali: Më pëlqen futbolli i Romës

Henrikh Mkhitaryan ka thënë se ai ndihet mjaftë mirë të Roma, duke iu referuar refuzimit për t’u rikthyer në fund të sezonit te Arsenali.

Anësori armen është i huazuar nga The Gunners te Giallorossët deri në fund të këtij edicioni dhe duket se e dëshiron qëndrimin në Olimpico.

“Kur isha te Arsenali, kisha kërkesa të ndryshme nga trajneri (Unai Emery), disa persona kërkoni nga unë gjëra të pakuptimta”, ka thënë ai.

“Filozofia e Fonsecas është më ndryshe, këtu ndihem shumë mirë, më pëlqen futbolli që luan Roma, mendoj se jam përshtatur mjaftë mirë”.

Lexo po ashtu Arteta do t’i largojë pesë lojtarë nga Arsenali, në mesin e tyre edhe Mustafin

“E pëlqej futbollin e Fonsecas, pasi luajë më shumë sulmues se sa mbrohemi. Më pëlqen ky stil i lojës dhe dua të vazhdojë këtu”, ka shtuar më tej armeni.

Mkhitaryan e mbyll huazimin e tij në qershor dhe me gjasë do të blihet nga Roma në verë. /Telegrafi/