Henrikh Mkhitaryan ka thënë se ai ndihet mjaftë mirë të Roma, duke iu referuar refuzimit për t’u rikthyer në fund të sezonit te Arsenali.
Anësori armen është i huazuar nga The Gunners te Giallorossët deri në fund të këtij edicioni dhe duket se e dëshiron qëndrimin në Olimpico.
“Kur isha te Arsenali, kisha kërkesa të ndryshme nga trajneri (Unai Emery), disa persona kërkoni nga unë gjëra të pakuptimta”, ka thënë ai.
“Filozofia e Fonsecas është më ndryshe, këtu ndihem shumë mirë, më pëlqen futbolli që luan Roma, mendoj se jam përshtatur mjaftë mirë”.
“E pëlqej futbollin e Fonsecas, pasi luajë më shumë sulmues se sa mbrohemi. Më pëlqen ky stil i lojës dhe dua të vazhdojë këtu”, ka shtuar më tej armeni.
Mkhitaryan e mbyll huazimin e tij në qershor dhe me gjasë do të blihet nga Roma në verë. /Telegrafi/