Telegrafi

Mkhitaryan: Ozil më i miri në botë në pozicionin e tij

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 10: Henrikh Mkhitaryan of Arsenal is challenged by Kieran Trippier of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Arsenal at Wembley Stadium on February 10, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Henrikh Mkhitaryan thotë se shoku i tij te Arsenali, Mesut Ozil, është mesfushori më i mirë në pozicionin e tij në botë. 

Armeni ka kaluar në Emirates nga Manchester United, në një ndërrim me Alexis Sanchezin.

Mkhitaryan ka thënë se tashmë janë klub  fortë me lojtarë si Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

“Po natyrisht, jo vetëm ne tre, por ka lojtarë të tejrë të jashtëzakonshëm me ne”.

“Ata ndikojnë shumë në suksesin e skuadrës dhe në stilin e lojës të Arsenalit dhe sigurisht që po përpiqemi ta bëjmë më të mirën”.

Mesut Ozil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Të gjithë e dinë se Mesut është një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Është lumturi dhe gëzimi që të luaj pranë tij, sepse ai e kupton shumë mirë lojën e futbollit. Ai ka vizion të madh, ka teknikë të mahnitshme dhe ai është më i miri në pozitën e tij”.

Vetëm ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka krijuar më shumë raste në Ligën Premier se Ozil. /Telegrafi/