Telegrafi

Mkhitaryan nuk luan në finale të Kupës

Ylli armen është lënduar në ndeshjen e së mërkurës ndaj Saint Etienne.

Manchester United nuk do të mund të llogarisë në Henrikh Mkhitaryan për finalen e Kupës së Ligës, që ‘Djajtë e Kuq’ e zhvillojnë ndaj Southamptonit këtë të diel.

Mkhitaryan është lënduar në sfidën që United e ka fituar ndaj Saint Etienne në Ligën e Evropës dhe mungesën e tij për finale e ka konfirmuar trajneri Jose Mourinho, transmeton KosovaPress.

“Për fat të keq Mkhitaryan nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për të dielën”, ka deklaruar Mourinho.

Ai gjithashtu ka treguar edhe gjendjen e Michael Carrick dhe Phil Jones: “Carrick do të luaj, pasi që është larguar në momentin e duhur, ndërsa jemi duke vëzhguar gjendjen e Jones për të cilin do të vendosim nesër”.

Ndeshja mes United dhe Southampton zhvillohet të dielën në stadiumin Wembley.