Mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan, thotë se mund të luajë edhe pesë apo gjashtë vite, ndërsa një ditë do të kthehet te Borussia Dortmundi.
Armeniani ka folur për kanalin gjerman, Sport 1, para ndeshjes kundër Gjermanisë (të cilën e fituan Die Mannschaft me rezultat 4-1).
“I mbaj kontaktet me njerëzit në Gjermani dhe kurrë nuk e kam harruar kohën time te Dortmundi, periudha më e mirë në karrierën time futbollistike”.
“Asnjëherë nuk do ta harroj kohën e bukur që e kam kaluar atje… Një gjë është e sigurt, do të kthehem te Dortmundi. Nuk e di nëse do të jem si lojtar, por padyshim si spektator”.
“Sa më përket mua, dua që të më zgjasë sa më shumë që është e mundur (karriera si futbollist), por kjo varet nga shumë faktorë. Në këtë moshë, nuk është lehtë të kujdesesh për trupin tënd”.
“Mendja ime më thotë: ‘Mund t’i bësh me kënaqësi edhe pesë apo gjashtë vite’”, ka deklaruar 32-vjeçari. /Telegrafi/