Telegrafi

Mkhitaryan me gol të bukur barazon rezultatin në derbi ndaj Unitedit

Arsenali ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen derbi të javës në Ligën Premier ndaj Manchester Unitedit.

Është mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili ka shënuar gol të bukur nga distanca për 1-1.

Goli i Mkhitaryanit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes.

Ky gol i armenit erdhi pas asistimit të Granit Xhakës. /Telegrafi/