Një aeroplan gjigant Boeing 737 ka shtypur për vdekje një inxhinier në aeroportin e Bangkokut, pasi në ato momente ishte me mjetin e tij që tërheq fluturaket.
Aeroplani i aviokompanisë Nok Air po tërhiqej në njërën nga portat e aeroportit ndërkombëtar Don Mueang, kur kablloja e mjetit tërheqës në një moment u këput, transmeton Telegrafi.
Mjeti transportues u ndal, por aeroplani vazhdoi të lëviz dhe në një moment e goditi mjetin që po e ngiste inxhinieri duke e shtypur për vdekje.
E personi tjetër që ishte me të ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore. Në anën tjetër, drejtori i aeroportit, Samphan Khutharanon, ka deklaruar se aeroplani ishte përplasur me mjetin transportues që pati pasoja fatale për inxhinierin.
“E gjitha ndodhi kur mjeti transportues po tërhiqte aeroplanin drejt portës, për të pritur pasagjerët të futen brenda dhe të vazhdojë fluturimi i paraparë. E momentin e këputjes së kabllos dhe përplasjes së fluturakes me mjetin transportues e kanë filmuar kamerat e sigurisë. /Telegrafi/