Telegrafi

Mjetet e Trustit kthehen për rreth 15 për qind

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa kthimet pozitive të Trustit me rreth 15 për qind i ka vlerësuar shumë pozitive dhe mundësi e mirë për të nxjerrë një strategji se si të veprohet më tej me të.

“Kthimet e fundit të Trustit prej 14.10 për qind tregojnë se gjendja është duke ndryshuar në tregjet ndërkombëtare dhe është një gjë që i jep Bordit te Trustit të nxjerrë një strategji të re si të vazhdohet me trustin”, ka thënë ai për gazetën Epoka e Re.

Ndryshe të dhënët e Trusti për vitin 2009 kanë treguar se ka kthim me gjithsej 14.10 për qind gjë që është vlerësuar shumë pozitive në investime. Po ashtu është vërejtur se ka një ngritje të numrit të kontribuuesve në 301.710, nga sa kishte në vitin e kaluar me mbi 282.000 kontribuues.

Në vitet e kaluara Trusti humbi miliona euro për shkak tregjet financiare nëpër shumë vende të botës u përfshin nga kriza.

Trusti aktualisht menaxhon 320 milionë euro, prej të cilave rreth 100 milionë euro janë kursime të reja, që mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ndërkohë, shumë herë përfaqësues institucionesh në vitin e kaluar kanë kërkuar ndryshimin e strategjisë së investimeve të Trustit, por deri më tani nuk është iniciuar procedura për ndryshimin e ligjit. (Epoka)