Duke kërkuar për të parandaluar që përdoruesit e YouTube të mashtrohen për të besuar se përmbajtja e krijuar nga AI është reale, Google dhe YouTube po zhvillojnë mjete që do t’i lejojnë krijuesit e përmbajtjes të alarmohen shpejt kur fytyrat dhe zërat e tyre përdoren nga AI.
Amjad Hanif, zëvendëspresident i produkteve në YouTube, sapo ka informuar për mjetet e reja që aplikacioni do të përdorë për të mbrojtur krijuesit e tij.
Teknologjia brenda YouTubes do t’i lejojë partnerët e transmetuesit të zbulojnë dhe menaxhojnë përmbajtjen e AI që simulon zërat e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se kjo veçori mund të përdoret në fillim të vitit të ardhshëm.
Së bashku me përditësimet e fundit të privatësisë, kjo do të krijojë një grup të fuqishëm mjetesh për të menaxhuar mënyrën se si AI përdoret për të përshkruar njerëzit në YouTube.
Hanif vëren se përmbajtja e ngarkuar në YouTube përdoret për të “përmirësuar përvojën e produktit për krijuesit dhe shikuesit në YouTube dhe Google, duke përfshirë përmes mësimit të makinerive dhe aplikacioneve të AI”. /Telegrafi/