Telegrafi

Mjete të blinduara e pajisje të ndryshme mbrojtëse, Spanja rikthen në Marok mbi 4.800 emigrantë – 8.000 prej tyre janë futur ilegalisht për dy ditë

Autoritetet spanjolle kanë dëbuar emigrantët nga enklava Seuta, pasi që mijëra prej tyre përmes rrugëve ujore ishin nisur nga Maroku, shkruan Reuters.

Kryeministri Pedro Sanchez, ka thënë se në total janë 8.000 që gjatë dy ditëve të fundit janë futur në Seut, e mbi 4.800 prej tyre janë kthyer nga forcat e sigurisë nga të dyja anët, duke reaguar për të parandaluar kalimin e mëtutjeshëm, transmeton Telegrafi.

“Aktualisht jemi duke kryer procesin e pranim-dorëzimit, të atyre që në mënyrë të kundërligjshme janë futur”, ka thënë Sanchez në parlamentin spanjoll.

Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, policia dhe ushtria spanjollë me pajisje mbrojtëse dhe mjete të blinduara i kanë përcjell disa emigrantë në drejtim të Marokut, derisa policia marokene ka dëbuar qindra të rinj nga vija kufitare. /Telegrafi/