Një mjet shpërthyes është gjetur në varrezat ortodokse në Pejë.
Sipas Policisë, mjeti shpërthyes është gjetur nga një person i cili ka qenë duke i pastruar varrezat.
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa, njësiti i KFOR-it dhe FSK-ja kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.