Telegrafi

Shmanget atentati me bombë ndaj presidentit turk Erdogan

Një atentat ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan u parandalua nga inteligjenca turke të shtunën në mbrëmje, raportojnë mediat turke.

Sipas raportimeve mjeti shpërthyes i cili u vë re në momentet e fundit, ishte vendosur nën makinën e një oficeri në detyrë në mitingun e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Siirt,

Sidoqoftë, mjeti shpërthyes është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave dhe policia ka filluar hetimin për kapjen e të dyshuarve.

Nënkryetari i AK Partisë Hamza Dağ bëri deklarata të rëndësishme në CNN Türk në lidhje me kurthin me bombë që do të bëhej për mitingun e Presidentit Erdogan në Siirt. “Ata donin të sabotonin mitingun e Siirtit. Ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë mjedisin paqësor”, tha Dağ.