Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që shpie të Shkolla Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, pasi është gjetur një çantë e dyshimtë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim, i cili është duke ndërmarrë masat e duhura për të zbuluar se çka ndodhet në çantë, raporton Telegrafi.
Ekipi i Telegrafit është në vendin e ngjarjes dhe do t’ju mbajmë të informuar me kohë për ngjarjen. /Telegrafi/