Site icon Telegrafi

Mjeshtrit krijojnë një shah vertikal! (Foto)

Loja formative dhe e qëndrueshme, e cila në të gjithë botën njihet si lojë nervash me lojtar intelektual, që tani ka ndryshuar formë, gjithsesi se nuk mund t’i ikë vëmendjes së Telegrafi.com.

Në këtë shah prej druri, janë të vendosura masat prej 34 x 22, ndërsa në informacionin e bashkëngjitur me produktin thuhet se në këtë version të ri të radhitjes së shahut, loja mund të zgjasë me javë.

Ndoshta, derisa figurat fillojnë të zhduken njëra pas tjetrës. Dhe të gjithë e dimë, se nervat e lojtarëve fillojnë të nxehen kur kjo gjë ndodhë.

Forma e këtij shahu verikal përbëhen nga një lustër qershie, ndërsa kornizat janë tërësisht të krijuara nga druri i kësaj peme.

Çmimi i këtij modeli të ri të shahut është 299.95 dollarë amerikan. Natyrisht, se mjeshtria dhe inovacioni gjithnjë duhet paguar më shtrenjtë.  / Telegrafi /
 

Exit mobile version