Telegrafi

Mjeshtri ua la banesën si të ‘bombarduar’ nuk ua kthen çelësat pa kryer pagesën (Foto)

Partnerët që dëshirojnë të mbesin anonim, treguan si ua la banesën e tyre në Longhill të Anglisë, një mjeshtër për meremetim, që e kontraktuan përmes internetit.

Megjithëse nuk i kishte kryer obligimet dhe e la brendësinë si të jetë e ‘bombarduar’, nuk po pranon t’ua kthejë çelësat, pa e kryer pagesën, transmeton Telegrafi.

Ata detyrohen t’ia paguajnë rreth 500 euro, por nuk po pranojnë që t’ia japin paratë, pasi asgjë nuk është përfunduar.

Imazhet e shpërndara në internet, janë shpërndarë në masë të madhe, ndërsa këna pronarë fatkeq, nuk duket se janë të vetmit.

“Kështu më mbeti edhe mua shtëpia nga një mjeshtër i papërgjegjshëm, madje edhe pasi e kreva pagesën”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/