Një ekspert i arteve marciale që kishte pushtuar ballinat e gazetave botërore me lajmin se ka arritur të tërheq shtatë vetura me penis, është njeriu që ka arritur të futet në Librin e Ginisit me rekordin e ri duke tërhequr me organet gjenitale një helikopter gjigant.
Ye Hongwei i njohur me emrin artistik Ye Wei nga qyteti kinez Zibo, ka ushtruar për plot 30 vite “tai chi”, transmeton Telegrafi.
Gjatë javës së kaluar, qindra njerëz ishin mbledhur në qytetin Fangshan për të ndjekur nga afër “pikën” e mjeshtrit të Kung-Fusë, duke tërhequr helikopterin e rëndë ushtarak me një litar që e kishte lidhur me organet gjenitale.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur Ye Wei tërheq me litarin e lidhur në organin gjenital helikopterin të cilin e nxjerr nga garazhi.
Edhe pse ky helikopter i gjatë plot 10 metra, kjo nuk e ndaloi mjeshtrin e arteve parciale që ta tërheq atë për më shumë se tetë metra.
Atij i është dhënë një certifikatë nga Akademia e Rekordeve, për faktin se me organet gjenitale arriti ta tërheq helikopterin ushtarak. /Telegrafi/