Telegrafi

‘Mjeshtri i derbit’, Ardian Nuhiu me statistika të jashtëzakonshme në ndeshjet Drita-Gjilani

Ardian Nuhiu (Foto: Lumi Press 06)

Drita ka fituar sërish në derbin e qytetit ndaj Gjilanit dhe ka rimarrë kreun e renditjes në Superligën e Kosovës.

Hamdi Namani dhe Ardian Limani ishin autorët  golave, në ndeshjen që Drita e fitoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0, duke i dhanë një ‘leksion’ të mirë skuadrës rivale të qytetit.

Nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu, Drita nga tetë derbi që ai ka drejtuar, ka marr pesë fitore, dy herë ka barazuar dhe ka humbur vetëm një herë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Klubi i Dritës i ka postuar rezultatet dhe një dedikim trajneri kampion nga Shkupi.

“Ardian Nuhiu, trajneri që bënë ligjin në Derbi! Trajneri jonë Ardian Nuhiu është trajneri me më së shumti derbi të fituara në histori të klubit”.

Rezultatet e Ardian Nuhiut në derbit Drita-Gjilani (Foto: FC Drita)

“Nën drejtimin e Nuhiut, nga tetë derbi që ai ka drejtuar, pesë prej tyre i ka fituar, dy herë ka barazuar dhe vetëm një e ka humbur. Maestro NUHIU”, ka shkruan klubi i Dritës në “Facebook”.

Drita është lider në Superligë me 53 pikë. /Telegrafi/