Telegrafi

Mjeshtri i arteve marciale ballafaqohet me dema, pesë herë më të rëndë se pesha tij (Video)

Disa herë në javë, Ren Zhu nga Zheijang i Kinës, ballafaqohet me dema që janë pesë herë më të rëndë se ai, që shumë lehtë mund ta shtypin për vdekje.

Nëna e 24-vjeçarit që përzien artet marciale dhe mundjen e demave, shqetësohet për fatin e tij, por ai nuk është lënduar asnjëherë, transmeton Telegrafi.

Madje, mjeshtri që i ushtron tjerët këtë traditë të lashtë, ndjehet i lumtur kur ballafaqohet me demat që hungërijnë. “Simbolizon trimërinë e një burri” ka thënë Zhu, i cili i përket minoritetit mysliman Hui, që e aplikon këtë sport të lashtë.

Për dallim prej matadorëve spanjoll, këta mundës të demave ballafaqohen duar thatë me këto gjedhe që peshojnë deri në 400 kilogramë, pa përdorur shtiza apo pëlhura të ndryshme. /Telegrafi/