Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Binarët e hekurudhave gati janë bërë të pakalueshme, për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare.
Kosovapress sjell pamje nga hekurudha e cila kalon nëpër fshatin Druar të Komunës së Vushtrrisë, që është në një gjendje jo të mirë.
Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori, ndërsa për ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave, as që bëhet fjalë.
Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion./Telegrafi/