Treni që po udhëtonte në pjesën periferike të Londrës është dashur të ulë shpejtësinë në minimum, sepse rrugën ia zinte një mjellmë.
Shpeza kokëfortë nuk ka pranuar të largohet nga binarët, duke e detyruar makinistin të lëvizë ngadalë makinën që transportonte mallra, për më se tre kilometra, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, shumë trenave i është ndryshuar itinerari, meqenëse ishte bllokuar sistemi hekurudhor.
Të njoftuar me rastin e pazakontë, shumë njerëz kanë shkuar të filmojnë rastin, por nuk është bërë heqja e dhunshme e mjellmës nga binarët.
Pas shumë kohe, ekspertët që merren me botën shtazore e kanë marrë për ta lëshuar në një liqe që ndodhet në afërsi. /Telegrafi/