Telegrafi

Mjellma e zezë nuk e lejon qenin të notojë në “liqenin e saj”, e largon me forcë nga aty

Dil nga këtu! Një mjellmë e zezë mendoi se e zotëronte këtë liqen në Chengdu, Kinë dhe nuk ishte e lumtur kur pa një qen duke u futur në liqen për të notuar, transmeton Telegrafi.

Mjellma me të parë se qeni është futur në liqen, shkon drejt tij dhe fillon t’a sulmojë atë me krahët dhe sqepin e tij.

Qeni tërhiqet nga sulmet e mjellmës dhe me ndihmën e pronarit arrin të dalë nga liqeni, fatmirësisht pa lëndime.

Mirëpo me të parë që mjellma është larguar, qeni futet përsëri në liqen. /Telegrafi/