Site icon Telegrafi

Mjeku tregon si nisi helmimi i nxënësve shqiptarë nga regjimi serb

Doktor Ali Lahu, ka treguar më shumë lidhur me helmimet e nxënësve marsin e vitit 1990, veprim i kryer nga regjimi i atëhershëm serb.

Ai tha sepër herë të parë helmimet kishin nisur më 15 mars.

Ndërkaq shtoi se pacientët e parë ishin paraqitur më 19 mars për të kërkuar ndihmë.

Ai ka rrëfyer sesi kishte ndodhur rasti i helmimit.

“Me të hyrë në klasë nxënësit ballafaqohen me një erë jo të këndshme, me një erë që nuk kishte qenë prezent më parë. Menjëherë lajmërojnë kujdestarin e klasës, dhe ai thërret drejtorin. Pastaj kujdesi i klasës, drejtori dhe nxënësit kërkojnë me gjetë nga po vjen ajo erë, më pas gjejnë një lëngë në formë të vajit nga vinte ajo erë e keqe. Kjo ishte më 15 mars”, ka thënë ai në Pressing.

Analisti Shkëlzen Gashi, tha se mjeku Benedet kishte thënë se mostrat e gjakut të nxënësve të helmuar ishin vjedhur.

“Benedet në një intervistë që e jep në vitin 1990, thotë që mostrat e gjakut që i kemi çu në Zagreb e Lubljanë mi kanë vjedhë, mostrat e gjakut”.

“E shpjegon që janë vjedhë”, tha Gashi.

“Nuk kemi intervista prej atyre njerëzve, por më e rëndësishme sesa shifrat me emra e mbiemra e më të rëndësishme sesa rrëfimet e viktimave janë analizat laboratorike. Ne ato s’kemi mujt mi pa sepse nuk ka pas kushte në Kosovë, ato janë bo në Beograd, në Zabgreb dhe në Francë, kanë pas edhe probleme”, u shpreh Gashit.

Exit mobile version