Site icon Telegrafi

Mjeku tregon si mund të mbrohemi nga lija e majmunit

Nuk ka vend për panik, por duhet vëmendje dhe marrje masash të shpejta nga autoritetet e Shëndetit Publik në çdo vend të botës.

Kështu u shpreh mjeku shqiptar Erion Dasho për linë e majmunit, për të cilën një ditë më parë OBSH shpalli emergjencë globale. Sipas tij, virusi i tanishëm karakterizohet nga një klinikë më e rëndë dhe me vdekshmëri më të lartë.

Në studion e Ditarit me Andi Nurajn në A2 CNN, Dasho shpjegoi sesi shkaktohet, si transmetohet, simptomat dhe sesi të mbrohemi.

Ai tha se lëvizja e njerëzve në botë kërcënon përhapjen, ndërsa shqetësimi i ekspertëve është rreziku i mutacioneve që mund ta bëjnë atë lehtësisht të transmetueshëm.

Duke folur për simptomat që sipas tij i ngjajnë një virozë të zakonshme, Dasho theksoi se personat me imunitet të dobët zhvillojnë forma më të rënda klinike deri në vdekje. Sipas tij vaksina kundër lisë ofron mbrojtje edhe ndaj lisë së majmunëve. /Telegrafi/

Exit mobile version