Site icon Telegrafi

Mjeku tregon “gurin gjigant” me formë të pazakontë që i hoqën pacientit nga fshikëza (Foto)

Dr. Oktay Ozman nga Stambolli i Turqisë, e ka publikuar fotografinë e gurit gjigant, që ia kanë hequr një burri nga fshikëza.

Pacienti 63-vjeçar kishte dhimbje të tmerrshme, shkaku i këtij objekti të gjatë katër centimetra, me disa zgjatime të pazakonta, transmeton Telegrafi.

I largohet nga fshikëza guri me zgjatime të pazakonta

Derisa gurët e zakonshëm deri në një centimetër largohen gjatë urinimit, për këtë rast të veçantë është dashur intervenim, madje mjaft të komplikuar.

Fotografia e publikuar në ueb-faqen Figure 1, ku mjekët ndajnë rastet e tyre unike, ka bërë gjiro nëpër rrjete sociale për shkak të dukjes së pazakontë.

Ndryshe, në të shumtën e rasteve gurët nuk shfaqin simptome, por në rast se lëvizin atëherë dhimbjet janë të papërballueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version