Telegrafi

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump dhe Zonja e Parë në gjendje të mirë shëndetësore

Pasi rezultuan pozitivë me coronavirus, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, lëshoi një deklaratë mbi gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe të Zonjës së Parë.

“Këtë mbrëmje e mora lajmin që presidenti Trump dhe zonja e parë, Melania, kanë rezultuar pozitivë me SARS-SoV-2”, u shpreh ai.

“Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë deri sa të ‘rimëkëmben’”, tha Conley.

“Unë pres që Presidenti të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit të tij”, theksoi mjeku.

Ndryshe, një ditë para se të rezultonte pozitiv me COVID-19, Trump mori pjesë në një tubim në një aeroport në qytetin e Duluth të Minesotas.

Sikurse në shumicën e paraqitjeve të tij publike, ai nuk kishte vendosur maskë në fytyrë. /Telegrafi/

Tubimi në Minesota