Bazuar në deklaratën e mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, presidenti Donald Trump, nuk rrezikon ta transmetojë coronavirusin tek të tjerët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ka pasur shqetësime që Trump do të mund të infektonte të tjerët pas qëndrimit tre-ditor në spitalin ushtarak.
Në anën tjetër deklarata e Conleyt nuk thotë që presidenti amerikan ka rezultuar negativ në testin e COVID-19.
Trump në më pak se një muaj do të përballet me kundërshtarin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.
Gjatë ditës së djeshme u raportua që debati i dytë presidencial ishte anuluar zyrtarisht, bazuar në deklaratën e komisionit jopartiak për Debatet Presidenciale, ku thuhej se aktiviteti i 15 tetorit nuk do të mbahej. /Telegrafi/
Trump no longer needs to isolate, his doctor says pic.twitter.com/lQQ6KRANle
— David S. Joachim (@davidjoachim) October 11, 2020