Mjeku Halil Krasniqi është emëruar drejtor në një spital të njohur në Gjermani.
Mjeku që ishte i ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se është shumë i kënaqur me këtë të arritur pasi sipas tij një i huaj duhet të ketë 300% me tepër aftësi në Gjermani se sa një vendas që të ngritët në pozita të tilla.
Krasniqi duke folur për pandeminë e COVID-19 ka thënë se edhe shqiptarët duhet të mësohen se virusi ekziston dhe ai është i vërtetuar në mënyrë shkencore.
Mjeku thotë se virusi ka pësuar një mutacion që shkakton më shumë infektime në njerëz por sipas tij për fat të mirë nuk është më i rrezikshëm se versioni paraprak, përcjell Telegrafi.
Krasniqi thotë se askush nuk duhet të njehet komod nga infektimi me këtë virus pasi sipas tij virusi mund të sulmojë ndryshe organizma të ndryshëm.
Drejtori i spitalit të njohur në Gjermani thotë se në bazë të hulumtimeve të fundit organizmi i prekur nga COVID-19 nuk është imun për tërë jetën nga ky virus.
Krasniqi bënë dallimin mesa pandemisë në Gjermani dhe Kosovë.
Ai thotë se gjermanët për dallim nga shqiptarët kanë disiplinë të madhe në respektimin e udhëzimeve të institucioneve shëndetësore.
“Nëse gjermanëve iu thua se është më mirë për shëndetin me maskë ata ashtu do të veprojnë”.
Mjeku i spitalit gjerman në Kosovë dy ditë më parë ai ka kryer një intervenim delikat te një 14 vjeçarë që nuk është kryer në Kosovë.
“Pacienti sot ka shkuar në shtëpi dhe është normalizuar shtypja e gjakut. Familjarët janë shumë të kënaqur por edhe unë e ndjejë vetën shumë të lumtur”, deklaroi mjeku Halil Krasniqi./Telegrafi/