Kryetari i Bashkisë së Kulësit, Bashkim Shehu, priti në një takim mjekun Willard Noyes, i cili ka shërbyer si kirurg në spitalin e Kukësit deri në përfundimin e luftës në Kosovë.
Noyes ka ndarë kujtimet e tij në Kukës, ku ai ndihmonte civilët dhe ushtarët e plagosur. E, Shehu shprehu mirënjohjen për kontributin që ai ka dhënë në sistemin e shëndetësisë gjatë krizës kosovare të vitit 1999.
Në këtë vizitë, Noyes shoqërohej edhe nga mjeku kuksian, Shaqir Shehu, kirurg ortopedik, i cili ka punuar me të gjatë vitit 1999.