Site icon Telegrafi

Mjeku që kujdeset për Messin dëshiron që Argjentina të eliminohet nga Kampionati Botëror

Mjeku që mbikëqyrë gjendjen e Lionel Messit, Diego Schwarzstein ka thënë se dëshiron që Argjentina të humbasë të gjitha ndeshjet e saj në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror në Katar.

Doktori ka luajtur një rol jetik në karrierën e argjentinasit. Pasi u diagnostikua me mungesë të hormonit të rritjes, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u trajtua nga Schëarzstein. Katër vite pas trajtimit, lojtari që nga shumkush konsiderohet si më i miri në histori të futbollit u nënshkrua nga Barcelona.

Para se të transferohej në Spanjë, Messi i dhuroi mjekut të tij një fanellë të Newell’s Old Boys me një mesazh që thoshte: “Për Diegon, me dashuri nga Leo Messi”.

Pavarësisht se është bërë lojtari ndoshta më i mirë që ka zbukuruar futbollin, sulmuesi nuk e ka harruar Schwarzstein dhe ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me të.

Ylli tashmë i Paris Saint Germain ftoi djalin e Schwarzstein në dhomën e zhveshjes së Barcelonës disa vite më parë.

Megjithatë, pavarësisht lidhjes së tyre, mjeku ka pranuar se nuk dëshiron që Argjentina të ketë sukses në Kupën e Botës.

Në një intervistë për The Times, ai tha: “Si një tifoz futbolli, do të doja që Argjentina të ishte kampione. Si qytetar argjentinas, si njeri do të doja që ata të humbnin të tre ndeshjet dhe të eliminoheshin në rrethin e parë. Pse? Jam i bindur se kjo qeveri e turpshme populiste që kemi këtu do të përdorte suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës për të mbuluar gjërat”.

“Ata mund të shpallin zhvlerësimin e monedhës në ditën kur skuadra luan kur askush nuk është i fokusuar në këtë”.

Schwarzstein shtoi: “Kam jetuar nëpër shumë kriza në këtë vend, por kjo është më e keqja. Të dhënat nga qeveria thonë se për të mos qenë i varfër duhet të fitosh 120,000 pesos argjentinase në muaj (645 euro). Paga minimale (mujore) është 60,000 pesos, kështu që edhe ata që kanë punë janë të varfër”.

Kjo vjen pasi inflacioni i vendit arriti në 83 për qind nën udhëheqjen e Alberto Fernandez dhe bankave po u mbarojnë paratë.

Për Kupën e Botës, Argjentina është në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën. /Telegrafi/

Exit mobile version