Kirurgjia austriake duhet të paguajë një gjobë prej 2700 euro pasi i ka amputuar gabimisht këmbën një pacienti.
Në spitalin e Linzit majin e kaluar iu desh t’i amputohej këmba e djathtë një pacienti të moshuar, por i është prerë këmba e majtë, ndërsa i gjithë gabimi është zbuluar dy ditë pas operacionit.
Pas ngjarjes, spitali tha se bëhej fjalë për “pasojat e rrethanave fatkeqe”, ndërsa kirurgjia tha në gjykatë se ishte një gabim në komunikim gjatë operacionit.
“Thjesht nuk e dimë”, iu përgjigj mjekja e kirurgjisë në gjykatë kur u pyet se pse ajo shënoi këmbën e gabuar, raporton nypost.
Ndërkohë ajo u transferua në një klinikë tjetër dhe e veja e burrit që ndërroi jetë ka marrë gjithsej 5000 euro dëmshpërblim. /Telegrafi/