Site icon Telegrafi

Mjeku i presidentit amerikan, Conley: Trump gëzon shëndet të mirë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë

Mjeku i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Sean Conley dha informacione të reja sot për gjendjen e presidentit amerikan.

Mjeku tha se i pari i Shteteve të Bashkuara po gëzon shëndet të mirë pas infektimit me coronavirus, raporton CNN.

Ai pohoi se gjatë mëngjesit presidenti u takua me një ekip të mjekëve në Shtëpinë e Bardhë pasi u lirua nga spitali ushtarak i Marylandit, transmeton Telegrafi.

“Shenjat vitale dhe një ekzaminim fizik treguan se presidenti ishte i qëndrueshëm, me nivele oksigjeni në 95 deri në 97 për qind”, shkruan Conley.

“Në përgjithësi, presidenti është shumë mirë. Sapo të zbulojmë më shumë, do ta informojmë publikun”, tha Conley.

Ndryshe, Trump ka pohuar se është duke punuar fortë që të merr pjesë në debatin e dytë presidencial, i cili do të mbahet më 15 tetor në Miami. /Telegrafi/

Exit mobile version