Site icon Telegrafi

Mjeku nga Presheva: Shqiptarët e prekur me COVID-19 po kanë frikë të trajtohen në spitalin e Vranjës

Vdekjet e shtuara në spitalet e Serbisë dhe të Kosovës ka ngjallur panik edhe të shqiptarët e Preshevës.

Mjeku nga Presheva Driton Salihu thotë për RTV Dukagjinin se situata në këtë vend është stabile por ka një shtim të personave që kanë simptoma.

“Nga 29 qershori deri më 7 korrik kemi pasur rreth 23 persona që kanë dyshuar se janë prekur me COVID-19. Pacientët e tillë janë referuar për spitalin e Vranjës por ende nuk kemi ndonjë rezultat nëse këta pacientë janë pozitiv apo negativ”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Salihu thotë se në Preshevë ka një panik qytetare për shkak të vdekjeve të shumta në Serbi e Kosovë.

“Këta pacientë nuk dëshirojnë të qëndrojnë në spitalin e Vranjës prandaj me vet dëshirë shkojnë në vet izolim”.

Mjeku thotë se qyteti i Vranjës që ka spital e ka gjendjen shumë alarmante dhe spitali është i stërmbushur me pacientë prandaj sipas tij shqiptarët nuk dëshirojnë të qëndrojnë të shtrirë në ato spitale./Telegrafi/

Exit mobile version