Derisa përpiqej t’ia zbuste dhimbjet pacientes me masazh, mjeku popullor ia theu këmbën në momentin që e shtypi fuqishëm me këmbë dhe i kërceu sipër me gjithë trup.
Pranom Tiengtrong nga Rayong i Tajlandës, ka vuajtur nga dhimbjet në këmbë për disa muaj, andaj vendosi të shkonte te ky mjek me metodë të veçantë masazhi, transmeton Telegrafi.
Në momenti që ai i hipi sipër, ia theu këmbën dhe dislokoi nyjën, duke ia pamundësuar lëvizjen normale.
Ajo i është nënshtruar terapisë normale në spital, ndërsa mjekut iu ndalua veprimtaria, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/