Nuk është vetëm Hetem Ramadani ai që pretendon se shëron sëmundje me metoda natyrale.
74 nga Vushtrria për RTV Dukagjinin thotë e ka trashëguar nga familja tash e 60 vite, prodhimin e ilaçeve popullore. Ai tregon se përdorë mbi 50 bimë shëruese për trajtimin e shumë sëmundjeve.
Ndër sëmundjet që ai pretendon se i shëron janë edhe kanceri i lëkurës dhe sëmundja e sheqerit, përcjell Telegrafi.
“Astma, hemorroidet, bajamet, gjëndrat tiroide, shërohen nëse nuk janë tepruar. Në mjekësinë klinike këto janë të pashërueshme. Pse nuk u propozohet njerëzve të përdoret hudhra më shpesh, por shkohet drejt me antibiotik, i cili nëse përdoret në mënyrë të vazhdueshme është shumë i rrezikshëm”, është shprehur Halil Braha.
Mjeku popullor pretendon se e shëron edhe sëmundjen e kancerit, por vetëm nëse pacientët e vizitojnë atë me kohë.
“Kancerin e shërojmë nëse pacienti vjen me kohë, në fazën e fillimit”, është shprehur ai.
Mjeku 74 vjeçar nuk heziton të tregoj edhe lokacionet ku gjenden këto bimë mjekuese./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kPGxwI0dSD8