Ky është një moment rrëqethës kur mjeku i policisë metropolitane, vazhdimisht godet me grusht në fytyrë një burrë të cilin e kishte rrëzuar në tokë gjatë një proteste në Londër.
Mijëra kurdë ishin mbledhur në rrugë e pjesë veriore të Londrës, për të protestuar kundër sulmeve ushtarake të Turqisë ndaj kurdëve në Afrin të Sirisë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin një polic metropolitan i cili në jelekun antiplumb kishte një kryq të gjelbër, ku vazhdimisht e godiste një burrë që e kishte përplasur në tokë, derisa kolegët e tjerë të tij mundoheshin ta kontrollojnë turmën.
Lidhur më këtë rast MailOnline ka kontaktuar policinë metropolitane, të cilët njoftuar se protesta ishte kundër operacionit ushtarak “pema e ullirit” e udhëhequr nga ushtria turke në qytetin Afrin të Sirisë kundër YPG-së kurde, që autoritetet turke e kanë futur në listën e organizatave terroriste. /Telegrafi/