Telegrafi

Mjeku përzë pacienten që ankohej për vonesë, sulmon nënën e saj që filmonte ngjarjen (Video)

Peter Gallogly nga një klinikë në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është bërë i dhunshëm dhe ka tejkaluar çdo normë të mirësjelljes ndaj pacientes Jessica Stipe.

Kur kjo e fundit nisi të ankohej për kohën e gjatë të pritjes, mjeku e ka përzënë dhe ka hapur derën për ta nxjerrë jashtë, ndërsa ka përdorur shumë fjalë të ndyta, transmeton Telegrafi.

Madje, kur nëna e pacientes tregoi se gjithçka është e filmuar, ai e sulmoi dhe ia rrëzoi telefonin nga dora.

Ende nuk është dhënë ndonjë reagim zyrtar nga spitali dhe rasti është nën hetime, teksa mjeku u kritikua për sjelljet nga të sëmurës. /Telegrafi/