Mjeku personal i kryetarit të LDK-së, Halil Krasniqi, ka thknë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës po shkon drejt përmirësimit.
“Mund të ju them se gjendja e zotit Isa Mustafa është shumë e mirë. Ai në mënyrë të rregullt po i vazhdon terapitë fizikale. Po vërehet një përmirësim i dukshëm i gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë Krasniqi për Express.