Mjeku Nikolla Panovski konsideron se koncertet, festat dhe mbledhjet duhet të ndalohen pasi sipas tij, numri i personave të rinj të infektuar me coronavirus është duke u rritur.
Në një intervistë për Kanal 5, ai thotë se pritjet për uljen e numrit të të infektuarve pas organizimit të festave pa maska në disa qytete, ranë në ujë, ndërsa thotë se jemi para epilogut të festave gjatë zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk pritet ulje e numrit të të infektuarve derisa nuk merren masa më rigoroze, në lidhje me ndalimin e festave edhe në hapësira të hapura edhe të mbyllura. Për momentin e shoh se nuk ka interesim për masa të reja”, thotë Panovski.
Ndërsa qëndrimi i fundit i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, është se masa e vetme që mund të zbatohet është kufizimi i lëvizjes derisa paraqitet nevoja./Telegrafi/