Dy njerëz kanë vdekur pas një situate peng marrje prej gjashtë orësh në zyrën e një mjeku për fëmijë në qendër të Austinit të Texasit.
Trupat u gjetën brenda Grupit Mjekësor të Fëmijëve të martën vonë, disa orë pasi një i dyshuar thuhet se hyri në objekt me një armë dhe mori peng një numër të panjohur të njerëzve, raporton dailymail.
Policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e viktimës ose të të dyshuarit, por ky i fundit besohet të jetë një mjek mashkull, transmeton Telegrafi.
Negociatorët e pengjeve u dëgjuan duke e lutur atë që t’i lirojë pengjet, duke i thënë se ishte një person i mirë që i kishte kushtuar jetën për të ndihmuar njerëzit.
“Ju nuk meritoni ta kaloni këtë, për gjithçka që keni bërë për të tjerët, prandaj unë dua t’ju ndihmoj të punoni në këtë drejtim. Ju keni shpëtuar shumë jetë”, ishin fjalët e negociatorëve drejtuar peng-marrësit.
Ndryshe, është e paqartë se sa pengje ishin përfshirë dhe nëse ishin pacientë apo personel mjekësor. /Telegrafi/