Njomakët, nga 8 deri 16 vjeç, të klubit futbollistik Juventus në rast se do të kenë ndonjë lëndim, atyre do t’u ndihmojë mjeku ferizajas David Kurti.
Mjeku 27-vjeçari Kurti ka studiuar në Universitetin e Perugias në Itali dhe më pas ka vazhduar për të punuar aty, transmeton Koha.net.
Kurti, nëpërmes llogarisë së tij në Facebook, ka treguar se është zgjedhur mjek zyrtar i Juventusit.
“Të dashur miq, po e ndaj me ju gëzimin e radhës: sot morra lajmin që unë jam zgjedh të jem doktor official i Juventusit youth soccer camp (8-16 vjet)”, ka shkruar ai.
David Kurti është nipi i poetit të njohur kosovar, Mirko Gashi.