Një fotografi e publikuar fillimisht në rrjetet sociale, më pas edhe nga mediat e huaja, ka pasqyruar një pjesë të gjendjes përmes së cilës janë duke kaluar banorët e Kinës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi në të cilën shihet Lyu Jun, një anëtar i një ekipi mjekësor që është nisur për në Wuhan të Provincës Hubei.
Ai, siç është bërë e ditur më tej, aty shihet duke i thënë lamtumirë gruas së tij në Universitetin Mjekësor Xinjiang në Urumqi, në veriperëndim të Kinës.
Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, një ekip i përbërë nga një staf mjekësor prej 142 vetave nga Xinjiang u nisën për në Wuhan të martën, për të ndihmuar përpjekjet e reja të kontrollit të coronavirusit atje.
Ndryshe, autoritetet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në këtë rajon që nga e hëna, duke u rritur kështu numri i viktimave totale në 974 vetëm në atë provincë.
Kjo nënkupton se numri total i të vdekurve në Kinë ka shkuar në 1.011, kurse në mbarë botën 1.013 përfshirë njërin në Hong Kong dhe tjetri në Filipine. /Telegrafi/