Site icon Telegrafi

Mjeku ia rekomandon një shampo, flokët iu bënë si shtëllunga leshi (Foto)

Elisha Dixon nga Bradfodi në West Yorkshire, që ankohej për flokë të thata, i është rekomanduar nga mjeku një shampon “unik”.

Mirëpo, derisa 11-vjeçarja po pastrohej, ka nisur të ndjente djegësi të madhe, për çka kërkoi ndihmën e nënës, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka vepruar me shpejtësi, në përpjekje t’ia shpëlajë materien pastruese, flokët e saj janë ngatërruar mes vete.

Ngatërrimi i flokëve shkaku i shamponit

Pasi janë tharë, ato është dashur të priten me gërshërë, sepse ishte e pamundur të krihen.

Për fat të mirë, kjo i ka ndodhur në pjesën e pasme të kokës që mund të mbulohet për disa ditë, ndërsa fijet e përparme të flokëve i kanë mbetur të paprekura.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë reaksion, meqë të njëjtin e kanë testuar edhe te njerëzit tjerë dhe nuk ka ndodhur e njëjta. /Telegrafi/

Exit mobile version