Site icon Telegrafi

Mjeku “hero” që pësoi djegie pasi u përpoq të shpëtonte pacientët nga zjarri në Rumani, dërgohet në Belgjikë për mjekim

Një mjek rumun që pësoi djegie të rënda pasi u përpoq të shpëtonte pacientët me COVID-19 nga një zjarr në spital, është dërguar në Belgjikë për mjekim.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mjeku Catalin Denciu u quajt “hero” nga kryeministri Ludovic Orban, i cili lavdëroi guximin e mjekut dhe shpirtin e veçantë për sakrificë.

Bëhet e ditur se 10 pacientë vdiqën të shtunën nga flakët në spitalin e Piatra Neamt të Rumanisë.

Lidhur me këtë rast një hetim ka nisur për të zbuluar se si shpërtheu zjarri vdekjeprurës në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit publik.

Zjarri i së shtunës gjithashtu raportohet të jetë përhapur në një dhomë ngjitur me tjetrën ku ndodhi incidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version