Site icon Telegrafi

Mjeku heq uniformën dhe shkon të blej verë në tanga

Një mjek anonim 40-vjeçar britanik e pret masa disiplinore pasi që ka ecur nëpër supermarket të plotë vetëm në brekë tanga dhe çorape.

E punësuara e supermarketit Tesco në Addlestone nuk ka dashur ta shërbejë sepse ai më herët ishte në detyrë. I ka thënë se nuk u shërbejnë njerëzve në uniformë. Mjeku është larguar me vrap nga dyqani dhe ka hequr uniformën e gjelbër të spitalit. Është kthyer pas disa minutash në çorape e tanga dhe ka kërkuar arkëtaren e njëjtë.

“Nuk jam më në uniformë! A do të më shërbeni tani”?, ka thënë ai.

Arkëtarja ka refuzuar ta shërbej dhe e ka thirrur policinë të cilët e kanë marrë në pyetje mjekun dhe blerësit e të punësuarit e shokuar.

Exit mobile version