Site icon Telegrafi

Mjeku gjendet duke punuar në klinikën private, dyshohet se pati kontakt me persona të infektuar- izolohet ai, familja dhe punëtorët

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se ka gjetur një mjek duke punuar në klinikën e tij private, duke mos respektuar kështu dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, të mërkurën rreth orës 16:58.

Mjeku është vetë izoluar, po ashtu punëtorët dhe familja pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.

“Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version