Fitim Selimi, i cili shërbeu si Shef i Sektorit të Shëndetësisë në kohën e luftës, u nis sot për Hagë, ku do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Selimi nisjen për Hagë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook.
“Për të gjithë shqiptaret: Suksesi është arrit me 1999, me triumfin e UÇK- së! Ecim më tutje…!Ju dua shumë”, shkruan Selimi.
Ish-nënkryetari Komunës së Lipjanit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, mbrëmë kishte njoftuar pacientët e tij se do të mungoj në punën e tij nga data 18 deri më 21 shkurt, duke kërkuar falje nga ta për këtë mungesë.
Ndërsa, ftesa nga Gjykata Speciale, Selimit i kishte ardhur në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.
Selimi ishte pjesë e Brigadës 121 “Kumanova”, ku shërbente si shef i Sektorit të Shëndetësisë. /Telegrafi/