Drejtori i një spitali në Yakutsk të Rusisë ka sulmuar një paciente në zyrën e pranimit.
Skandali ka ndodhur më 1 janar, ndërsa incidenti është zbuluar vetëm atëherë kur një dëshmitarë i këtij rasti të tmerrshëm publikoi pamjet në internet, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave ruse, një vajzë kishte shkuar në spital për ta bërë një rëntgenografi të dorës, megjithatë, mjeku i nervozuar pa kurrfarë arsye e sulmoi në zyrën e pranimit.
Ai fillimisht e goditi disa herë në dorë, dhe më pas filloi ta godasë edhe tavolinën si shenjë paralajmërimi që do ta pësojë keq.
Dhe kur ajo ia bëri me dije se do ta paraqes rastin në polici, ai humbi kontrollin dhe filloi të bërtasë “se do të përfundojë në burg” pasi që askush nuk do t’i besojë, dhe se do t’i thotë policisë se ajo e ka sulmuar.
Pas këtyre fjalëve u ngrit nga tavolina dhe e sulmoi. Por këtë ngjarje të tmerrshme e ka filmuar një pacient tjetër, dhe kur e vërejti se është kapur në flagrancë, ai e sulmoi edhe autorin e videos. /Telegrafi/