Robin Van Persie u lëndua në syrin e majtë në fitoren e Fenerbahces me rezultat 3-1 ndaj Akhisar Belediyespor.
Mjeku i skuadrës turke Burak Kunduracioglu ka thënë se gjendja e lojtarit është e mirë, por ka kritikuar skuadrën vendase pasi ambulanca ishte vonuar rreth 15 minuta dhe në rast se lëndimi do ishte më i rëndë, gjërat do të ishin më serioze.
“Van Persie ka marrë një goditje në sy, ishte i shqyer dhe i gjakosur”, ka thënë Kunduracioglu.
“Ne e dërguam atë te oftalmologu në spital për një kontroll dhe pas testeve kemi mësuar se nuk ka asgjë serioze dhe gjendja është e mirë”.
“Na është dashur të presim ambulancën. Nëse lëndimi do ishte më serioz, situata mund të kishte qenë më e keqe”, ka shtuar Kunduracioglu. /Telegrafi/